Menaxher/e PRINT & PROMOTION
Përshkrimi
JUPITER GROUP synon të rekrutojë PRINT&PROMOTIONS MANAGER
Detyrat
- Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja për biznes për klientët ekzistues dhe të rinj.
- Manaxhimi i marrëdhënieve me klientët, duke përfshirë marrjen në telefon dhe takimet ballë për ballë; kontakte me klientët aktualë në kohën e duhur për të zbuluar mundësitë dhe avancimin e procesit të shitjes.
- Përgatitja e propozimeve me shkrim dhe prezantimeve.
- Dhënia e prezantimeve dhe informimeve të klientëve sipas nevojës.
- Përpunimi i informacionit të paraqitur gjatë takimeve të shitjes.
- Kryerja e numrit minimal të thirrjeve telefonike dhe e-mail në ditë përcaktuar nga CEO.
- Sigurimi i lidershipit në të gjithë organizatën.
- Krijimi i aleancave me firma të tjera ose me klientë për të lehtësuar marrjen e projekteve të mëdha dhe të programeve.
- Njohja shumë mire praktikat për blerjen, metodat kontraktuese, dhe metodat e prokurimit të organizatave të konsumatorëve në favor të kompanisë.
- Arritja e të ardhurave si dhe shtimi i tyre.
Kualifikimet
- Të jetë e moshës 25 – 40 Vjeç.
- Të ketë mbaruar patjetër arsimin e lartë, të paktën niveli bachelor.
- Të ketë njohuri të programeve grafike për webdesign.
- Të ketë njohuri të marketingut në mediat sociale.
- Të ketë njohuri të tregut si të shtyshkrimeve, reklamave dhe promocionaleve.
- Të ketë aftësi kreative për dhënien e ideve dhe zgjidhjeve të reja.
- Të jetë person me integritet, i hapur dhe i drejtpërdrejtë.
- Të ketë aftesi komunikative dhe të përballoje punën nën stres.
- Të krijojë marrëdhenie shumë të mira me kolegët dhe eprorët.
- Të ketë patjetër të paktën 3 vjet eksperiencë pune.
- Të ketë njohuri të gjuhës Angleze dhe Italiane. 1
- Të ketë patjetër lejë të drejtimit të makines.